Dhimbje barku në shtatzëni
Hatixhe Spahiu
(13 vite më parë)
Përshëndetje Esma
Janë shumë të shpeshta në shtatzëni ndjenjat e dhimbjes në bark, si rezultat i kontraksioneve të mitrës. Në fillimet e shtatzënisë, kjo ndodh për shkak të rritjes së furnizimit me gjak. Gjithashtu shumë shpesh ndihen me intensitet dhe përhapen anash barkut duke zbritur deri në vulvë. Këto dhimbje vijnë edhe si rezultat i tërheqjes së ligamenteve të mitrës të cilat mundohen ta tërheqin mitrën drejt fundit të barkut. Dhimbjet e kësaj natyre, nuk konsiderohen problematike përderisa nuk janë të shoqëruara me gjakrrjedhje.
Gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe jam ne javen e 11 te shtatzanise dhe kane fillu do dhimbje te lehta ne fund te barkut se di a eshte normale ka 13 ore qe me dhemb ngapak barku ndersa shenje tjeter skam dhe keto sjane dhimt te medha edhe flej me keto dhimt vetem se me shqetesojne? Ju faleminderit.