Infeksione të vazhdueshme vaginale
Klesta
(15 vite më parë)
Përshëndetje Klesta.
Nëqoftëse pap-testi dhe kolposkopia rezultojnë normale, inflamacioni mund të trajtohet me ovula lokale dhe orale. Për të ruajtur pH vaginal, tregu farmaceutik disponon mjaft medikamente.
Të uroj shërim të shpejtë.
Pershendetje Doktoreshe! Prej nje periudhe gati 3 vjecare une kam patur infeksione te vazhdueshme vaginale si Staphylococcus aureus, E.coli, Proteus mirabilis, Ureaplazma. Jam mjekuar vazhdimisht por pa rezultat. Kam bere edhe pap teste dhe kolposkopi dhe ato me kane dale mire. Se fundi mjeku me ka thene se kam Pucer ne Qafen e Mitres, sipas shpjegimit te mjekut kjo qe cuhet pucer ne qafen e mitres jane qeliza te skuqura (te imfamatuara) te cilat sa here qe prishet pehashi krijojne infeksion. Mjeku me ka sygjeruar heqjen e tyre. Ju lutem a mund te me jepni nje informacion me te zgjeruar, se nga se krijohen keto pucra, a jane te mjekueshme dhe a eshte e rekomandueshme te hiqen dhe si hiqen? Faleminderit!