Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Për beben

Ju pershendes! Neser i bej 27 jave por sot eshte hera e pare qe dicka ne bark po e verej, nuk eshte levizje e bebes po sdi dicka si me bo phu si fryme, spo di qka eshte, eshte shtatzenia ime e dyte ne shtatzenine e pare nuk me kujtohet qe kam pas keshtu dicka. Faleminderit shume :)

Yllka (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Yllka.

Menjëherë drejtohu tek mjeku. Lëvizjet e bebit duhet të jenë të ndjeshme deri në të forta dhe jo më pak se 10 të tilla (grupe lëvizjesh), gjatë periudhës që je zgjuar.

Mos prit më, menjëherë drejtohu tek mjeku që të ndjek shtatzënisë për të vlerësuar lëvizjet e bebit.

Uroj që çdo gjë të jetë normale. Gjithë të mirat.

yllka (15 vite më parë)
Faleminderit shume :) isha te mjeku gjithqka eshte ne regulla mjkeu tha ajo qe ke vrejte ndoshta kane qene zoret e mia,levizjet e bebes i vreje qe prej javes 20 nganjehere me shume nganjeher me pak mjkeu tha beba mundet mu kthy me shpin dhe levizjet jane ne anen e brendshme dhe une nuk muj mi vrejte mire.Ju falenderoj shume per pergjigjen qe ma keni dhen.Gjithe te mirat.

/komuniteti