PCO
Nexhmie
(15 vite më parë)
Përshëndetje Nexhmie.
Në krahasim me prodhimin normal të vezës, në gratë me PCO mungon progesteroni i cili nuk është në nivelin e duhur për të shpërthyer vezën për të ndodhur shtatzënia. Kë këto raste zakonisht trajtimi bëhet me estro-progestativ për 6-të muaj rrjesht dhe më pas rikontrollohen ovaret me ekografi. Nëqoftëse nuk ka rezultat, një ndërhyrje operative (rezeksion kuneiform i ovarit) ndihmon për fillimin e një shtatzënie.
Gjithë të mirat.
Jam e diagnostifikuar me PCO, a do te thote kjo qe une nuk mund te mbes shtatzene, jam sterile, sa jane gjasat te mbes shtatezene, dhe cilat jane pasojat e femrave te diagnostifikuara me PCO. Pres nje pergjigje me te detajuar mundesisht. Ju falenderoj shume.