E hapur 2 gisht dhe në shtëpi
Arta Rexhepi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Arta
Dhimbjet që ndjen, janë dhimbje përgatitore për lindjen që po afron. Sekrecionet me ngjyrë kafe tregojnë, që tapa mukoide ka rënë. Kështu që së shpejti dhimbjet do të bëhen më të rregullta dhe intevali kohor midis dy dhimbjeve, do të vijë duke u reduktuar. Në këtë moment drejtohu në spital.
Megjithatë, për çdo gjë që ndjen se nuk është normale, konsultohu me mjekun që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Mirmbrema doktoreshe , jam e hapur 2 gisht dhe me mestruacione te pakta kafe qe nga dje ne mengjes,1 nate me pare isha ne spital mirepo ne mengjes me than te vije ne shtepi dhe ti pres dhimbjet , mirepo une kam vetem dhimbje mesi , dhimbjet nuk po me shpeshtohen me shume , trrminin e lindjes e kam me 27 mars.A thua sa do te me zhgjas keshtu deri ne lindje. Ju pershendes dhe faleminderit per mirekuptim..