Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja dhe testi pozitiv

Pershendetje dokktoresh me 8.02 i kam pas mestracionet testi urines edhe i gjakut kan dal pozitiv dje ne mengjes kam pas gjakderdhje jo te madhe ne fillim te kaft pastaj filloi me e kuqe isha te gjinekologu me tha qe mundet te ndodh abort por me tha te bej edhe nje teest te gjaku dhe neser kam kontroll vetem paracetamol me dha me pi gjaakderdhje skam te madhe te vogel dhe koh pas kohe a mundet me shpetu femija ju lutem me tregoni pasi jetoj ne franc dhe nuk muren asnje nderhyrje me than te pres a eshte rrezik?

Hata Hata (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hata

Mjeku me të drejtë nuk të ka rekomanduar trajtim, pasi do të orientohet për gjendjen e shtatzënisë dhe ecurinë e saj. Aborti edhe mundet të ketë ndodhur, dhe mjeku më mirë këtë mund ta vlerësojë me ekzaminim ekografik abdominal/nga barku, ose me ekografi me sondë vaginale. Megjithatë, edhe koha që të ka lënë, do të jetë tregues se çfarë ka ndodhur me shtatzëninë.

Uroj që shtatzënia të mos jetë ndërprerë, por edhe po të ketë ndodhur kështu, duhet të dish se kjo gjë u ndodh gati 50% e grave sidomos në shtatzëninë e parë.

/komuniteti