Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi beta-hcg

Pershendetje une bera kete test mirepo nuk po e kuptoj sa dite kam qe jam shtatzane ne leter me shkruan, Vlera e fituar 308.43, Meshkujt:<3 Femrat:<4| Gravid > 1500 Menopauze <13 Ju lutem me spjegoni?

Tina Tina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Valentina

Nga vlerat që shkruan rezulton që është fillimi i shtatzënisë, afërsisht 4 javë. Nuk është nevoja të përsëritësh testin, por pas një jave, kontakto mjekun obstetër-gjinekolog për të vërtetuar praninë e shtatzënisë me ekzaminim ekografik.

Nëse shtatzënia nuk do të jetë e pranishme, mjeku do të rekomandoj që të paraqitesh tek mjeku i përgjithshëm.

Gjithë të mirat.

Tina Tina (13 vite më parë)
pse me duhet prap ta vertetoj pranin e shtatzanis po friksohemshum doktoresh sepse un dua me shum se gjithqka ta mbaj ket shtatzani

/komuniteti