javë pas jave
Përshëndetje Leja.
Pesha e fetusit prej 1800 gram, në javën 32-të të shtatzënisë është normale dhe unë e konsideroj se shtatzënia ka patur deri më tash ecuri normale.
Përgjithësisht, fetusi fillon të marrë pozicionin me kokë poshtë përgjatë muajin të 7-të. Edhe nëse kjo nuk ndodh, shpesh gjatë periudhës në vazhdimësi, fetusi mund të ndryshoj pozicion duke u pozicionuar me kokë poshtë.
Shpeshtësia e paraqitjes podalike të fetusit, është rreth 3-4% të lindjeve. Ecurinë e proçesit të lindjes e ndjek mjeku që do të presë lindjen, i cili sipas rastit vendos edhe për mënyrën e lindjes kur pozicioni i fetusit nuk është me kokë poshtë. Unë mendoj se nuk asgjë për t’u shqetësuar, sepse edhe në rastin më të keq mjeku realizon lindjen me prerje cezariane për të patur sigurinë e shëndetit të nënës dhe të fëmijës.
Të uroj ecuri të mbarë të shtatzënisë.


Pershendetje doktoreshe, desha te pyes a eshte normale qe ne javen e pare te muajit te 8, bebi te peshoje vetem 1800 gram. Edhe nje pyetje nese bebi nuk kthehet me koke poshte deri ne termin e lindjes a do te thote kjo se duhet te kem lindje me operacion cezariane apo ka ndonje zgjidhje tjeter? Ju faleminderit shume, pres te me pergjigjeni sa me shpejte sepse jam e shqetesuar eshte shtatzenia e pare per mua dhe gjithcka qe kam dashur te di e kam mesuar nga ju per kete ju jam mirenjohese dhe ju falenderoj shume.