Eko morfologjike!
Ana Ana
(13 vite më parë)
Përshëndetje Oni
Për të përcaktuar diagnozën e fibrozës kistike, nuk është i mjaftueshëm vetëm një përcaktim i dilatacionit të zorrës dhe një ekogjenicititet i shtuar i saj. Me të drejtë mjeku ka kërkuar përsëritjen e ekografisë pas tre javësh, pasi ajo që ai ka konstatuar mund të jetë një dilatacion tranzitor. Nëse pas tre javësh ekziston po i njëjti imazh ekografik, atëherë lind nevoja për një këshillim me mjekun gjenetist, i cili do të bëjë ekzaminimet e nevojshme dhe do të japë këshillat e duhura.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
E nderuar doktoreshe!Jam 23 javeshe. Bera ekon morfologjike dhe te gjithe parametrat me dolen shume mire.POR doktori me tha se sheh nje zgjerim ne zorre por kete une nuk e kuptova dhe aq mire se cdonte te thonte.Me pas me pyeti nese une dhe bashkeshorti im kemi ne trashegimi fibroze cistike dhe ne i thame qe jo,ndoshta na pyeti per te perjashtuar por une u shqetesova .Me pas ai vazhdoi ekon dhe me ka komentuar ne eko , pervec te gjithe parametrave te tjere qe jane ne rregull , tekstualisht keshtu : "Dilatacion i lehte ne zorre me nje ekogjenizitet te shtuar." Dhe me sygjeroi te beja nje eko pas 3 javesh. Ai me tha se duhet ripare pas nje periudhe 3 javore per te konfirmuar nese vazhdon ne te njejten gjendje zorra e bebes. Ishte mjek i huaj dhe nuk u mora vesh dhe aq mire me te,por doktoresha ime qe me ndjek dhe qe ishte e pranishme me tha te mos shqetesohesha sepse nuk ka asgje por une jam shume e shqetesuar pas kesaj ekoje dhe nuk e di cte mendoj deri kur te vi dita per te ripare nese zorra e bebes vazhdon ne te njejten gjendje apo eshte normalizuar. Ju lutem me thoni nese keni rastisur ne raste analoge dhe cmund te me thoni per kaq sa eshte pare deri me tani. Ju jam mirenjohese!