Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konsumi i produkteve të detit në shtatzëni

Pershendetje doktereshe! Une jam 24 javeshe shtatzene dhe kam planifikuar te shkoj ne pushime. Por doja te isha e sigurte nese mund te konsumoj pa frike karkaleca apo ushqime te ngjashme? Gjithe te mirat.

Kena (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kena.

Ushqimet e detit janë një burim i mirë ushqimor, për zhvillimin e trurit të fëmijës në shtatzëni. Por disa specie deti nuk duhen konsumuar gjatë shtatzënisë, sepse përmbajnë nivele të dëmshme kryesisht të mërkurit metalik. Prandaj rekomandohet që, të shmanget konsumi i mishit të peshkaqenit, peshkut-shpatë, peshkut-ton e ndonjë tjetri që përmban nivele të pa lejueshme të zhivës.

Rekomandohet që gruaja shtatzënë, mund të konsumojë deri në dy racione peshku në javë të pjekur ose të zjerrë mirë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti