Tentimi për shtatzëni
Elena Stafuka
(13 vite më parë)
Përshëndetje Elena
Disa studime tregojnë se preparati zoloft, sjell çrregullime seksuale dhe vështërsi në orgazëm Po kështu edhe përdorimi i zyprex-it, raportohet se sjell pafuqi dhe derdhje jo normale të spermës. Megjithatë, të rekomandoj që të kontaktosh mjekun neuropsikiatër, për t’ju sqaruar më mirë mbi efektet anësore të tyre, sidomos në shëndetin riprodhues mashkullor.
Por kjo është njëra ana e problemit. Ana tjetër ka të bëjë me këshillimin parakoncepsional, që duhet të bëni. Prandaj kontaktoni një mjek obstër-gjinekolog për t’ju udhëzuar më gjërësisht.
Gjithë të mirat.
Kemi rreth 2 muaj qe po prpiqemi per te mbetur shtatzane per pa sukses deri tani, partneri im eshte duke perdorur 2 medikamente per probleme me stresi : (soloft dhe zyprex). a ndikojne keto ne mos mbetjen time shtatzane? nese jo ku duhet te drejtohemi per te bere kontrolle e analiza? per me teper informacion ne kemi rreth 8 vjet qe bashkejetojme por nuk kemi provuar me pare sepse donim te rregullonim disa kushte. jemi respektivisht 30 ai dhe 29 vjec une. faleminderit.