Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Enterococcus

Pershendetja dr mimoza, kam nje pytje per ju. Jam shtatzen ne javen e 16 dhe kam ber strishon vaginale me ka dal infeksioni ose bakteria enterococcus , gjinekologu me preferoj te perdor ampicilin, pas terapis e kam perserit prap dhe dmth nuk eshte zhdukur kjo bakterie, terapija tjeter ka qend me e rand kam perdor cephabos cap 500 mg, dhe polugunax vag 6 dit. Pas kesaj terapije e kam perserit prap dhe me ka dal prap e njejta bakterie d.M.Th qe 3 her qe e baj strishon vag me del e njejta enterococcus . Tash gjinekologu me tha me pushu njeher 1 muj dhe me perserit prap. Desha te pys a eshte e rrezikshme kjo bakterie dhe a ka efekte negative ne zhvillimin e femijes, dhe me qka muj me sheru, sepse keto hapa qe kam perdor nuk kan pas sukses. Pres pergjigjje . Ju faleminderit .

Vali Vali (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bona

Enterokoku është bakter që ndodhet normalisht në vaginën e gruas. Në kushte të caktuara ai merr mbirritje duke u bërë patogjen. Për moshën e shtatzënisë, trajtimi me antibiotikë nuk është i kundërindikuar dhe nuk sjell pasoja tek bebi. Të rekomandoj të përsërisësh një mjekim tjetër, sipas këshillës së mjekut deri në shërim të plotë. Por medikamenti duhet të zgjidhet sipas antibiogramës.

Nëse enterokoku nuk trajtohet, ekziston mundësia e prishjes së ecurisë normale të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

(13 vite më parë)
O bona njejt i mus e ke situaten,une e di se qfar po heqi me kete infeksion,marova me btibioik aj perseri aty...

/komuniteti