Rreth ciklit
Viki Aron Viki
(13 vite më parë)
Përshëndetje Violeta
Gjakrrjedhja menstruale ashtu si e përshkruan, nuk është arsye për të mos mbetur shtatzënë. Të rekomandoj që bashkëshorti të bëj një analizë të spermogramës. Rezultatin tregojani një mjeku androlog, për të vlerësuar treguesit e analizuar. Por edhe ti Viola, nëse nuk ke kontaktuar me një mjek obstetër-gjinekolog deri më tani, bëje sa më shpejt të jetë e mundur.
Ditët e ovulimit në ciklin menstrual prej 28-të ditësh, mund të jenë rreth ditës së 14-16 të ciklit menstrual, ku numërimi do fillojë që në ditën kur të shfaqen gjakrrjedhjet e para menstruale.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje dr. Mimoza. Ju falenderoj per punen qe beni. Une 2 vite planifikoj per nje shtazani por pa sukses. Une kam ciklin te rregullt qdo 28 dite. Cikli me zgjat 7 dite. Ne 2 ditet e para kam shume pak gjakderdhje dhe pa dhimbje dhe nga dita e 3 me vine normal me dhimbje dhe gjakderdhje normale. A eshte kjo per tu brengosur apo eshte normale. Dhe si ti numeroj ditet e ovulimit nga dita e 1 me pak gjak apo nga dita e 3 kur me vine normalisht. Ju faleminderit.