Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kombliku mbas lindjes

Pershendetje doktor kam bebin 6 muj , dhe kam fitu pesh gjat shtatzanis por tash jam pothuajse sikur para shtatzanis por ajo qka po me brengos esht se me duket sikur me esht zgjeru shum kombliku apo ashti tek kukat se asnje rryp i pantollonave sme ben, kam lind ne menyr natyrale dhe e di se gjat lindjes behet zgjerimi i komblikut por a bjen ne vend mbas lindjes dhe mbas sa kohe apo jet ashtu i zgjeruar ju pershendes shumm..

(13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Dita,

Hormonet te cilat prodhohen gjate shtatzenise bejne qe ligamentet midis kockave te pelvikut te jene me te levizshme. Ne kete menyre eshte e mundur qe kombliku te modifikohet ne menyre qe beba te kaloje neper kanalin e lindjes. Normalisht kjo rikthehet ne formen e mehershme pas lindjes, ndonese ndryshimet do te jene te dukshme ashtu sic e ke vene re edhe ti. Kjo patjeter qe varet edhe nga konstitucioni i vete trupit.

Gjithe te mirat.

(13 vite më parë)
Ju falenderoj shummm doktorr pershendetje.

/komuniteti