Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pse me del sperma jashtë?

Pershendetje e dashur doktoresha keta, pse gjate marredhanjeve sperma e burrit me kthehet krejt jashte sado rri e shtrire nje kohe kur qohem e del krejt jashte asgje sme shkon mrenda a mundem ti kem kanalet e mbyllta pasi qe dy vite e gjysme spo mbes shtatzane?

Lule E Bukur (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje,

Spermatozoidet jetojnë në rrugët gjenitale deri në 72 orë, nga momenti i ejakulimit. Nëse temperatura e brëndshme është deri në 37.5º C, spermatozoidët jetojnë normalisht. Në shkatërimin e spermatozoidëve ndikon kryesisht ambjenti vaginal (pehashi pH) dhe konsistenca e mukusit cervikal.

Nëse sperma del jashtë nga vagina pas marrëdhënies seksuale, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Gjithë të mirat.

/komuniteti