Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth tabletave matervit dhe femibion

Ju lutem me jepni nje pergjigjje a ben te perdoren ne te njejten kohe tabletat femibion 2 dhe matervit, une jam ne javen e 25 te shtatzanise dhe ne viziten e fundit mjeku mi kishte pershkruar tabletat matervit dhe nuk me ka spjeguar fare se pse ti perdore dhe sa kam nevoje per to edhe pse ai eshte ne dijeni qe une perdore femibion 2 por si duket ka harru, une e kam pa shume ma vone cka me ka shkru por skam fillu me i perdor se spo me duket qe kam nevoje edhe per to pasi pi femibion 2 edhe magnezium, ju lutem me tregoni se a ashte e nevojshem ti perdor te dyjat apo jo? pres pergjigjen tuaj me padurim, faleminderit shume per ndihmen qe na e ofroni, me falni qe e zgjata shume, gjitha te mirat.

Drenusha Bejta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kosovare

Mos u shqetëso se edhe sikur të kishe pirë të dy preparatet paralelisht, nuk bëjnë dëm në shëndetin tënd apo të bebit. Unë do të kisha rekomanduar, që të përdorje vetëm tabletat Femibion pregnancy 2, të cilat duhet të fillojnë të konsumohen pas javës së 12-të të shtatzënisë e deri në lënien e gjirit. Suplementin me magnezium mund ta marrësh paralelisht me konsumin e tabletave femibion. Mund të pish edhe dy tableta në ditë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti