Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Më ka rënë tapa mukodike!

Doktoreshe pershendetje. Jam ne javen e 37 + 5 dite. Kam pothuajse disa dite qe ndjej kontraktime, dje mbasdite vura re qe me kishte rene (sic quhet ne gjuhen tuaj ) "tapa mukodike" Nuk e di cfare duhet te bej, duhet te drejtohem qe tani ne maternitet apo duhet te pres plasjen e ujrave apo kontraktimet me te forta sepse maternitetin e kam nje ore larg, jetoj jashte Shqiperise ketu gjerat funksionojne ndryshe, me doktoreshen qe me ka ndjekur shtatezanine nuk kam ndonje kontakt. Te falenderoj per pergjigjen.

Soni Qose (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Soni,

Pasi që tapa mukoide ka rënë, së shpejti dhimbjet do të bëhen më të rregullta dhe intevali kohor midis dy dhimbjeve, do të vijë duke u reduktuar. Në këtë moment drejtohu në spital.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti