Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Më ka kaluar data e lindjes!

Pershendetje doktoreshe Mimoza! Uroj te jeni mire me shendet dhe pune! Te lutem doktoreshe me tregoni nese duhet te shqetesohem ose jo, pasi daten e lindjes e kisha ne 20 mars dhe ende nuk kam lindur. Kam dhimbje rreze kofsheve dhe ndonjehere edhe ne vagine, pata edhe dhimbje mesi dhe fund barku disa dite me pare, por tani jo me. Bebi leviz, une po ashtu mundohem te bej sa me shume levizje. Kam 2 jave qe me bjene sekrecione te bardha, por kam frike se mos gjate renies se sekrecioneve me rrjedhe edhe uji i bebit. Doktoresha ime me ka thene hajde kur te te fillojne dhimbjet. Githsesi me ka thene se kam kohe deri te henen ne date 25 mars. Ju lutem me ktheni pergjigje se cfare duhet te bej? A ka ndonje problem per femijen? Edhe sa dite ka afat lindja e femijes tim? Jam ne ankth dhe ne pritje te pergjes tuaj. Ju falenderoj pafundesisht shume per pergjigjet tuaja. Gjithe te mirat doktoreshe! Me respekt, Denisa Avdia!

Diellza Avdia (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Denisa

Shtyrja e datës së parashikuar të lindjes edhe deri në dy javë konsiderohet normale, pavarësisht se kërkohet rritja e kujdesit mjeksor.

Për të mësuar proçedurën që ndiqet për lindjet përtej datës së parashikuar, të rekomandoj të lexosh artikullin e linkut;

http://www.bebaime.com/perinatologjia/lindja-pas-dit-s-s-280-t-

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti