Data e përafërt e lindjes
Aulona
(15 vite më parë)
Përshëndetje Aulona.
Nëse me datë 12.07.2001 shtatzënia futet në javën e 37-të, tregon se kanë kaluar plot 36-të javë ose 252 ditë. Shtatzënia normale zgjat 280 ditë ose 40 javë, dhe për të arritur në term, duhet që shtatzënia të kalojnë edhe 28-të ditë të tjera. Pra, dita e mundshme e lindjes do të jetë data 08 ose 09.08.2011.
Aulona, tashmë që shtatzënia po shkon drejt fundit, për ty është e rëndësishme që ajo të vazhdojë normalisht. Mos harro që kontaktet me mjekun duhet të bëhen çdo javë, dhe për çdo që të duket jo normale, menjëherë kontakto mjekun.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Ju pershendes doktoreshe, pres femijen e pare dhe me 12.07 hy ne javen e 37 perderisa e tere shtatzania eshte 39 jave, ndersa mua daten e fundit te lindjes ma kane dhene me 02.08. 1 jave me vone a eshte gabim kjo se s`po e kuptoj dhe jam brengosur? Ju falenderoj per pergjigjen qe do tme ipni.