Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Jam në stres

Pershendetje e nderuar, eshte periudha afer lindjes dhe them te drejten jam e stresuar,tani jam 35-36 jave, nga qe jetojme ne Elbasan dhe lindjen do ta bej ne Tirane, kam frike, nuk di se si do me shkoje deri afer terminimit, nje shoqes sime i plasi placenta dhe pati shume hemoragji, mjeket e El deshen t`i heqin mitren, ketu eshte tmerr. Frika ime eshte se a do kem kohen e duhur per te ardhur ne Tir. Ju lutem me jepni nje mendim, e vleresoj shume mendimin tuaj.

Marsida Ashiku (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida

Pavarësisht problemeve të vogla që ke patur gjatë shtatzënisë, unë vlerësoj se ajo ka ecur mirë. Në këtë kuptim, mendoj se edhe ditët që kanë mbetur deri në term, do të kalojnë mirë dhe lindja do të jetë normale.

Largoje frikën, dhe me durim prit ditën e lindjes së fëmijës tënd aq të dëshiruar.

Të uroj shtatzëni të mbarë deri në term.

/komuniteti