Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mikrokiste në vezore

Pershendetje! Jam nje vajze 22 vjece. Duke pasur nje crregullim cikli u vizitova nentorin e kaluar tek nje gjinekologe. Me anen e nje ekografije te brendshme ajo me diagnostifikoje mikrokiste ne vezore dhe me dha nje kure 3 mujore me kontraceptive Yasmin. Kur kalun me shume se 3 muaj shkova prap te klinika dhe prap kisha mikrokiste. Tani ajo me ka dhene nje kure tjeter 3 mujore, po jam shqetesuar pak se keto ditet e fundit kam pasur pak siklet, si besdisje, ne zonen e vezoreve. Doja tju pyesja nqs eshte ndonje problem per tu shqetesuar dhe po ashtu mikrokistet zhduken perfundimisht mbas kurimit? Faleminderit!

Lori (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lori.

Në praktikën mjeksore, trajtimi i mikrokisteve me estro-progestativ zgjatin nga 3 deri në 6-të muaj. Ky trajtim në shumicën e rasteve shpie në shërim të plotë. Prandaj të rekomandoj të vazhdosh mjekimin sipas këshillave të gjinekologes.

Të uroj shërim të shpejtë.

Lori (15 vite më parë)
Faleminderit per pergjigjen! Po persa i perket siklet qe ndjej ne zonen e vezoreve? Eshte per tu shqetesuar po eshte normal? Gjithe te mirat!

/komuniteti