Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dolichocephaly

Pershendetje, Jam afersisht ne javen e30 te shtatzanis dhe gjat konsultave te fundit me eshte then qe bpd gjendet ne kufinjet e poshtem te normales duke permendu doli-chocephaly. Parametrat e tjer jan si vijon: java 29/4 Bpd 6.60 cm Hc 24.52 cm Ac 24.08 cm Fl 5.25 cm Ju lutem me tregoni a eshte shqetesuese kjo gjendje, a mund t e ndikoj ne zhvillimin e trurit, dhe sa jan normal mos mu perputh diametrat e kokes me diametrat e tjer per sa dit ose jave.

Era Krasniqi (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Era

Gjendja që përshkruan nuk është normale. Një problem ekziston në zhvillimin e kafkës së fëmijës, nëse parametrat që ke shkruar janë ashtu në të vërtetë. Nuk dyshoj aspak në profesionalizmin e mjekut që ka bërë ekografinë, por do të këshilloja të bësh edhe një ekzaminim tjetër ekografik tek një mjek tjetër për të rivlerësuar përmasat e bebit.

Uroj që gjithshka të shkoj sa më mirë.

Era Krasniqi (13 vite më parë)
Falemnderit shum per pergjigjejen. Java 29/5 Sipas udhezimeve tuaja kam ber edhe nje ekografi 3/4d, bpd 65.3 mm, fl 56.9 mm, hc/ac 1.0, hl 52.3mm, fl/ac 0.2mm, hc 262.1, tl 51.3 mm, hl\\hc 0.2mm, ac 270.7 mm, rl 43.3, hw 145.0mm. Ju lutem shum edhe njeher pres pergjigjeje per permasat e tanishme te bera serisht

/komuniteti