Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur mund të hyj në muajin e nëntë?

Prsh doktoreshe, urimet e mia. Doja te dija se kur mund te hyj ne muajin e 9 sepse jam shume ne merak se mos ndodh lindje parakohe se kam pas dhimbje ne fund te barkut. Menstruacionet i kam pas me date 27.10.2010 dmth dita e pare e ciklit ka qene kjo date. Iu lutem me ndihmoni me keshillen tuaj. Flm.

Merita 2 (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Merita.

Shtatzënia ndodhet në javën e 37-të plus 5-së ditë, praktikisht në muajin e 9-të. Data e mundshme e lindjes, është data 04 gusht 2011. Lindja pas javës së 37-të, nuk konsiderohet si lindje parakohe por konsiderohet si lindje normale.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti