Kontrollet pas lindjes
Eleonora Sh
(13 vite më parë)
Përshëndetje Eleonora
Fillimisht të uroj për lindjen e bebes. Uroj që beba të ketë jetë të gjatë dhe të ketë fat!
Normalisht gjakrrjedhja zvogëlohet dukshëm në javën e dytë pas lindjes. Ngjyra fillimisht është roze dhe më pas ngjyrë kafe. Ky gjak (që quhet lohije) më pas bëhet gjithnjë e më i bardhë derisa përfundimisht zhduket. Kjo periudhë mund të zgjasë deri në 6 javë.
Pas lindjes, është e domosdoshme që gruaja të kryej vizitë gjinekologjike. Vizita e parë zakonisht bëhet pas përfundimit të periudhës së lehonisë. Më tutje, kontrollet bëhen çdo vit dhe më të shpeshta nëse paraqiten problem shëndetsore.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dok,duke iu falenderuar per pergjigjet tuaja po ju shkruaj se dua te keshillohem me ju per hapat pas lindjes. Une jam 25 vjece dhe kam lindur djalin ne dt.6 mars me cezarian sepse sishin kushtet per lindje normale. Lindja u be me anestezi spinale,pavarsisht frikes time cdo gje shkoi mire, u ngrita ne kembe dhe eca natyrshem 5 ore pas operacionit dhe kryeja te gjitha nevojat personale vete .Doja t'ju pyesja sa zgjat hemoragjia pas operacionot? si vijon tani,kur mund te bej nje kontroll gjinekologjik? cfare kontrollesh duhet te bej? me falni qe u zgjata por doja tju beja prezente gjendjen fizike. Jam ne pritje te pergjigjes Tuaj,