javë pas jave
Përshëndetje Yllza,
Zakonisht placenta previa shoqërohet me gjakrrjedhje, që bëhet shkak për vizitën tek mjeku. Kushtoji kujdes gjakrrjedhjes. Po konstatove diçka të tillë, menjëherë kontakto mjekun. Tek 90% e shtatzënave, placenta previa nuk trajtohet por observohet. Kontaktet me mjekun duhet të jenë të shpeshta, por pa vizita gjinekologjike.
Dhembjet e shpinës zakonisht paraqiten për shkak të ndryshimeve në trupin femëror dhe ndryshimeve hormonale të cilat ndodhin gjatë periudhës së shtatzënisë ndërsa dhimbjet e barkut konsiderohen normale, nëse nuk janë të forta dhe të shoqëruara dhe gjakrrjedhje. Në të kundërt, drejtohu menjëherë tek mjeku gjinekolog.
Kontraksionet kanë shkaqe të ndryshme. E rëndësishme është që të mos jenë të gjata, periodike dhe të thella. Një këshillë të rëndësishme mund ta japë mjeku që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë.
Uroj që shtatzënia të vazhdojë normalisht.


Shpresoj qe mos tju bezdis me pyetjen time!.. qe nga java e 15 u diagnostifikova me placenta previa ndersa tani jam ne javen e 22 dhe placenta ime e mbulon orificiumin e mbrendshem per moshen e shtatzanise qe e kam aspak nuk jam fry edhe aji pak bark qe mka dal eshte jashtzakonisht posht (nuk eshte paragjykim vetem i imi por i gjithe ayne qe me shofin) rregullisht kam dhimbje te shpines si dhe te barkut posaqerisht nga ana e djathte, levizjet e bebit jan te rralla dhe i ndjej shum posht ne fund te barkut ndersa ne javen e fundit kam edhe kontraktime deri ne 10 minuta. Jam e shqetesuar mjat prandaj ju lutem te me keshilloni a ka lidhje me placenten barku dhe levizja e bebit aq posht si dhe kontraktimet a paraqesin rezikun per lindje te parakoshme? kerkoj falje qe e zgjata pytjen, ju falemnderit!