Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lindjes

E nderuara, doktoreshe. Jam ne javen e 31-te te shtatezanise se pare. Une dhe bebi jemi mire me shendet deri me tani, por kam filluar te shqetesohem dhe te kem dilema rreth menyres se si te lind, pasiqe kam gure ne veshke dhe ne javet e para te shtatezanise kam pasur Colica renale te percjelle me dhimbje dhe temperature te larte. Do te doja te lindja me rruge normale bebin, por me tmerron ideja se mund te me paraqiten dhimbja e veshkave edhe gjate lindjes...Ju lutem me tregoni me shume rreth mundesise se paraqitjes se ketyre krizave gjate lindjes apo me propozoni nese eshte me mire ti shmang keto dhimbje duke iu nenshtruar prerjes cezariane?

Rrezarta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rrezarta.

Rreth javës së 37-të të shtatzënisë, duhet të konsultohesh me një mjek urolog. Mjeku urolog, duke vlerësuar gjendjen tënde shëndetësore, do të sygjeroj mënyrën e lindjes. Kjo është praktika që ndiqet në klinikën ku unë punoj.

Shumica e grave me kalkula renale, lindin në mënyrë naturale.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti