Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tirroideja tek burri

E nderuara dr Keta, desha tiu pyes se a eshte e rendesishme qe edhe burri (pervec gruas) ta kontrolloje gjendren tiroide nese shtatzania nuk shkon mire dhe vdes bebi ne stomak. A mund te kete ndikim ajo? Cdo te mire.

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kaltrina

Edhe analizat hormonale të mashkullit janë të rëndësishme. Bashkëshorti të baj një analizë të spermogramës dhe nëse ajo është me parametra normal, nuk ka arsye të bëj analiza suplenetare.

Nuk duhet të shqetësohesh nga ndodhia e një aborti. Rreth 50% e shtatzënive të para, përfundojnë me abort për shumë arsye. Më e shpeshta janë problemet hormonale dhe difektet gjenetike. Prandaj përpara se të nisësh shtatzëninë e rradhës, bëj një këshillim parakoncepsional tek mjeku obstetër-gjinekolog, ti dhe bashkëshorti yt. Me disa analiza dhe ekzaminime, nëse është e mundur mjeku do të gjejë shkakun e abortit dhe do të të japë trajtimet e nevojshme.

Gjithë të mirat.

/komuniteti