Vitamina C dhe multivitaminat në shtatzëni
Ada S
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ada
Të rekomandoj që të marrësh preparatet që të ka udhëzuar mjeku. Vitaminat C, janë edhe 500mg dhe konsumo çdo ditë një kokër. Edhe multivitaminat centrum A-Z, janë produkte që përdoren nga gratë shtatzëna. Në përbërjen e tyre ka vitamina, kripra minerale dhe përbërsa ushqyes. Multivitaminat duhet t’i konsumosh deri 40-40 ditë pas lindjes. pas javës së 16-të fillo të konsumosh suplementin me hekur të cilin e dhe këtë duhet ta konsumosh deri 40-të ditë pas lindjes.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresh. Jam ne javen e 14 te shtatzanise, bera eko dhe disa analiza dhe gjithcka doli mire, doktori me dha nje recete per vitamina c dhe 1 kuti centrum. Tek vitamina c ne recete eshte shkruar 0.5 tabletat ne farmaci jane 500 mg, mos jane shum te medha mos duhet te jene me pak se 500 mg? po multivitaminat centrum A: Z jane per shatazane, sepseun kam pare dhe degjuar per multivitamina me emer tjeter. Un nuk e kam problem koston e tyre dua me te miren sepse eshte shtatzania ime e pare dhe e kam shum me merak pjesen e ilaceve e te analizave. Ju lutem doktoreshe me jepni nje sqarim, sepse nuk di se si te veproj. Faleminderit.