javë pas jave
Përshëndetje Afërdita
Meqënëse e ke kaluar linjën e ujit kur ke qënë fëmijë, nuk do të marrësh përsëri linë e ujit pasi ke krijuar imunitet të përhershëm. Në këtë kuptin shtatzënia dhe bebi, nuk janë të rezikuar. Kujdes për fëmijën që është infektuar, dhe zbato këto këshilla të përgjithshme që po të përshkruaj: - mos e lejo t’i kruaj fllucat sepse ka mundësi të infektohen, ose vishe me doreza, - përpiqu ta mbash sa më pastër, - nëse ka temperaturë, kërko nga mjeku pediatër të të përshkruaj medikamentet e nevojshme, - rekomandohet që të infektuarit me lijën e ujit të mbahen në ambiente të freskëta, - nëse gjendja e fëmijës është e përkeqësuar, drejtohu tek pediatri për të marrë trajtime specifike. Gjithashtu mundohu të mos e lagësh më ujë, sepse flluckat mund të infektohen dhe të mbeten shenja të përhershme.
Të uroj shtatzëni të mbarë dhe shërim të shpejtë fëmijës.


Pershendetje doktoresh jam ne javen e 16 te shtatzanis. Para 3 ditesh djali im eshte infektuar me lijen e ujit , une ne femiri e kam pas por prap jom shum e brengosur te lutem me trego a eshte bebi im i rezikuar. Te qitha te mirat Aferdita