Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kontrolli në javën e 37-38 të shtatzënisë

Pershendetje doktoresha!!! JU vleresoj per pergjigjet tuaja dhe ndihmen qe na jepni...Un jam ne javen 37+3 dite,,Ne shtatezanine time te pare kam kaluar ekseperience te keqe ne lindje sepse ne javen 40 shkoj per nje kontroll,pa dhimbje,pa shqetesime dhe doktoresha qe u ndiqja me ngacmoi nga poshte,(me beri kontroll,sic tha ajo),ku brenda 24 oreve me shkaktoi plasjen e ujrave,por dhimbje te lindjes nuk me vinin.Tani ne shtatezanine e dyte nuk dua tme ndodh e njejta gje,dua qe te me vin dhimbjet vete,e cdo gje te shkoje sipas radhes dmth pa provokime...por une dua te di ne cilin moment esht i domosdoshem kontrolli nga poshte,pra ne c'jave behet per te pare sa cm jam e hapur...dhe esht vetem pershtypja ime apo kontrolli beri qe te me plasnin ujrat ne shtatezanine e pare...Ju falenderoj shume...

Jeta Mira (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ermira

Ajo që ndodhi në lindjen e parë nuk ka përse të të interesoj më, por duhet të dish se nuk është e mundur që nga vizita vaginale të ndodhë plasja e membranave. Zakonisht në javën e 40-të, proçesi i lindjes avancon vetë për shkak të komandës që japin ndryshimet hormonale. Tre janë shenjat që tregojnë se lindja po afron; - kontraksionet e regullta, - shkëputja e tapës mukoide, - plasja e ujrave.

Nga java e 38-40, bëhet vetëm analiza e komplet e urinës. Pas javës së 40-të, bëhet një ekzaminim ekografik, kardiotokografia dhe kulturë e urinës. Nëse shtatzënan paraqet probleme të tjera, mjeku obstetër-gjinekolog mund të bëjë edhe vizitë gjinekologjike si dhe të kërkojë analiza dhe ekzaminime plotësuese.

Uroj të lindësh normalisht një fëmijë të shëndetshëm.

Jeta Mira (13 vite më parë)
flm shum...me ke sqaruar shume qarte...

/komuniteti