A jam shtatzënë?
Rita
(15 vite më parë)
Përshëndetje Rita
Testi i shtatzënisë si dhe shenjat që tregojnë për një shtatzëni të mundshme, duhet të konfirmohen nga mjeku gjinekolog i cili me vizitë dhe ekzaminime përcakton situatën.
Gjakrrjedhja dy javë pas mestruacioneve, përkon me ovulacionin. Ky fenomen iu ndodh shpesh grave në këtë periudhë. Nëse kjo situatë nuk përsëritet, atëherë duhet konsideruar normale.
Gjithë të mirat.
E nderuara doktoreshe, shpresoj qe mund te me ndihmoni... Jam merakosur te di a jam shtatzene... mujoret me jane vonuar 2 dite, dhe kam bere 2 here testet e shtatzenise dhe rezultati me ka dale negativ... gjinjte me jane enjtur edhe nganjehere kam therrje ne bark, pervec ketyre tjera simptoma nuk kam... edhe nje gje, muajin e kaluar pasi i kam kryer mujoret 2 jave me pas kam pasur pak gjakderje dhe pas 2 ditesh me jane ndalur. Ju lutem shume te ma ktheni mesazhin sa me shpejt qe keni mundesi... faleminderit shume.