Ndryshimi i ciklit
Klarisa Risa
(13 vite më parë)
Përshëndetje Erisa
Përsa tregon me analizat e kryera, nuk paraqiten problem hormonale. Të rekomandoj të bësh një ekzaminim ekografik në ditën e 14-16 të të ciklit menstrual, për të vlerësuar maturimin e folikulit. Paralelisht, bashkëshorti të bëj analizë për spermogramën.
Gjithë të mirat.
E dashur doktoresh, desha te ju bej nje pyetje ne lidhje me ndryshimin e ciklit, un kerkoj per nje shtatzani qe ne shtator, por pa sukses,kam bere analizzat e gjakut dhe me doli prolaktina e larte dhe hormonet e tiroides pak te uleta. shkova te endokrinologu e me perseriten analizat, dhe prolaktina doli ne vlera normale, ndersa hormonet e tiroides pak nen vlerat normale, por endokrinologia me tha qe nuk besoj se keto vlera te ndikojne ne mos ngeljen shtatzene, un vazhdoj me syrel e ne fund te ketij muaji kam per te perseritur analizat, un ciklin e kam te rregullt, dmth nga dita e pare e deri ne diten tjetr te pare jane 28 dite, dhe me zgjat 3-4 dite, por ne shkurt me ka zgjatur vetem dy dit dhe jo shum, ndersa ne mars me vonoi tre dite, dhe me thene te drejten shpresova mos kam ngelur, por me erdhi cikli dhe me filloi me disa njolla kafe, pastaj nje dit gjakrrjedhje e pastaj 4 dit te tjera njolla kafe, nga se mun te vije ky ndryshim, sepse jam shum ne merak pasi kam friken e prolaktines, nuk e kuptoj se si njeher me doli ne vlera te larta e me pas normale, ju si mendoni, se jam jashte vendit, e ketu me cudit fakti qe i marrin gjerat shum lehte,dhe kerkojne shum koh nga nje analiz ne tjetren.faleminderit per pergjigjet tuaja, gjithe te mirat.