Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Problem me urinim

Pershendetje doktoresha Mimoza, desha te pyes rreth nje problemi me urinim, para 4 muajve kam pas djegsim dhe gjakderdhje gjate urinimit dhe kam bere urino-kulturen dhe me eshte paraqitur E-coli, pastaj jam konsultuar me urologun dhe gjinekologun dhe kam marre terapin qe eshte deshte. Tani vazhdoj te perseris analizen cdo muaj dhe analiza ka qene mire, analiza e fundit ka qen para 10 dite edhe ajo me ka dale mire, mirepo sot ka filluar te kem prape djegsim. Mundesisht me tregoni se si te veproj! Pres pergjigjen tende! Gjitha te mira dhe njeherit ju pergezoj per kontributin tuaj.

Dhurata Dhurata (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dhurata

Nëse e-coli është përsëritur, duhet marrë trajtim tjetër, me një nga preparatet medikamentoz që tregon urokultura. Dy-tre javë pas trajtimit, përsërite analizën e urinës. Nëse infeksioni vazhdon, bëj urinokulturën për të ripërcaktuar preparatet që kanë efikasitetin më të mirë.

Paralelisht, të rekomandoj të bësh edhe një analizë të sekrecioneve vaginale.

Të uroj shërim të shpejtë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti