Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ekzaminimi morfopatologjik

Pershendetje dr,mimoza....... Kam bere analizat e abortit,dhe pergjigjja me del keshtu: 1)-pershkrimi i demtimit----------->>placenta e prishur me zona te erreta 2)-diagnoza perfundimtare---->>recidua ovulare(ville koriale dhe decidualizim i stromes) Cili eshte shkaku i nderprerjes se shtatzanise???Te lutem me thuaj...Flm

Dorina Cela (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dorina

Nga ky ekzaminim histopatologjik, nuk rezulton një shkak i dukshëm i abortit. Të rekomandoj që të bësh edhe një tjetër ekzaminim që quhet niveli i kardilipinave në gjakun qarkullues. Ky ekzaminim tregon nëse aborti ka ndodhur si rezultat i mbylljes së vazave të vogla që ushqejnë placentën. Kjo e fundit nuk ka mundësi të ushqej me sasinë e nëvojshme të gjakut fetusin, dhe shtatzënia ndërpritet. Gjithahstu mjeku gjinekolog duhet të rekomandoj edhe ekzaminime të tjera që kanë lidhje me faktorët infektiv që mund të jenë shkak për abortin.

Gjithë të mirat.

/komuniteti