Cikli ngjyrë kafe, një këshillë ju lutem!
Meliza Brajshori
(13 vite më parë)
Përshëndetje Meliza
Tre vjet, janë shumë për të mos mbetur shtatzënë. Së pari, bashkëshoti të bëjë një analizë të spermogramës. Nëse del brënda normave, bëj një vizitë gjinekologjike për të vlerësuar gjëndjen e qafës së mitrës, një ekzaminim ekografi për të vlerësuar maturimin e folikulit në ditën e 14-16 të ciklit menstrual. Mjeku gjinekolog i cili do të kryejë këto ekzaminime, do të japë këshillat e duhura dhe trajtimin e nevojshëm.
Gjithë të mirat.
Se pari ju pershendes dhe ju uroj mos lodhje e sukses ne punen tuaj, gjithashtu te falemnderoj per keshillat e juaja per nenat ne portal. Deshta te te pyes dr e nderuar une ciklin e kam te rregullt cdo 28 dite, por qe dy muaj kam cikel poashtu cdo 28 dite, por dy ditet e para te ciklit me vjen vetem ashtu ngjyre kafe cikli thuajse ngjyre kafe e erret, pastaj diten e trete fillon ngjyre e kuqe, 3 dite pastaj prap fillon i kafte cikli me zgjat disa dite ngjyre kafe une kam bere analiza mire me kane dale, kam bere kontrolla mire me kane thene, por prap po brengosem, pasi nuk kam femije jam e martuar qe 3 vite e gjys, andaj edhe u merakosa, deshta ta di nje keshille nga ti pse ndodh kjo edhe a duhet me bo diq analiza apo kontrolla? Te lutem me keshillo qa duhet te bej! ju flm nga keshilla juaj dhe per kohen e juaj zoti te shperblefte me te gjitha te mirat me respekt, Meliza.