Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tentimi për shtatzëni

Ju pergesoj per faqen..kam nje shqetsim jam nje vajz 22 vjec edhe kam nje vit e gjysem martes tash e nje vite tentojm per nej bebi mirepo ende asgje,, kam ber edhe vizit tek gj, ne KS kam bere analizat dhe me kan dal me pak infeksojn kam ber edhe papa test me ka dal rezultat shume mire..ndresa ne Londre kam ber kontorll dhe gjith analizat me kan dal mire shume, dua ta theksoj se mestracjonet zakonisht me vonohen 2 deri 3 dit nga data gjithmon kam pasur dhembje barku, mirepo e di qe eshte normale,, por kam shqetsim se nga fillimi i vitit kam nje qrregullim them se me daten 03.01.2013 kam pasur vetem si nocjon ngjyr kafe me vazhduan 3 dit pastaj me erdhen normale deri me daten 8 pasta me daten 16 prap si nocjone te kafta dhe ngjyr kuq reem si te them po mbas 3 dite normal dmthn deri met 24 ...dhe ne fund te shkurtit pram nje lloj,, po pram dje edhe sod po e vrej kur urioj prap si kafe kam mirepo jo shume,,,jam e shqetsuar se qfar jan keto apo ndonje crregullim..A mos duhet te vizitohem te gj. ? Ju Faleminderoj per pergjegjejen tuaj shume..Me Respekt Dona

Donaa Gashi (13 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Dona

Çrregullimi i ciklit menstrual, është faktor themelor për fillimin e shtatzënisë. Kontakto një mjek obstetër-gjinekolog, i cili do ti rekomandoj analizat e nevojshme si dhe do të vlerësoj qafën e mitrës me vizitë gjinekologjike.

Përpara se të tenton për shtatzëni, mirë do jetë të bën këshillim parakoncepsional. Për të mësuar mbi të, i rekomandoj të lexoje artikullin e linkut të poshtë shënuar.

http://www.bebaime.com/konceptimi/keshillimi-para-mbetjes-shtatezene

Gjithë të mirat.

/komuniteti