Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dita e saktë e konceptimit

Pershendetje doktoreshe. Dua tju pyes analiza e hormonit te gjakut per shtatzani tregon me saktesi diten e konceptimit sepse vlera e saj mua me doli 500 dhe gjinek me tha qe jam prej 17 ditesh shtatzane dmth ne daten 2-3 por une kam kryer marredhenie ne daten 27- 28 dhe daten 5 si ka mundesi te kete ndodhur ne daten 3? faleminderit.

Juljana Juljana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Juliana

Edhe kur fillon një shtatzëni, beta HCG-ja paraqet vlera të rritura. Vlera 500 mlU/mL, tregon se shtatzënia ndodhet diku në javën e 5-të të saj. Kur them në javën e 5-të të shtatzënisë, duhet kuptuar nga dita e parë e gjakrrjedhjes së menstruacionit të fundit.

Por mendoj se kjo nuk ka aspak rëndësi për ty. E rëndëshishme është që shtatzënia ka filluar dhe uroj që ajo të ecë sa më mbërë. Duhet të fillosh menjëherë të konsumosh acid folik. Këtë do të përdorësh deri në fund të javës së 12-të të shtatzënisë. Mjeku obstetër-gjinekolog, në vizitën e parë duhet të vlerësoj vendndodhjen e shtatzënisë si dhe të përcaktoj gjendjen e saj. Mos harro të bësh edhe analizë gjaku komplet si dhe urinën komplet.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Juljana Juli (13 vite më parë)
faleminderit e nderuar doktoreshe

/komuniteti