Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Problemet në shtatzëni

Pershendetje mjeke e nderuar. Desha t`ju bej nje pyetje. Para dy vitesh kam lindur nje femije te vdekur, shkaku i vdekjes ishte tensioni i gjakut i larte, tani s`mundem te ngeli shtatzene, te gjitha kontrollat i i kam bere te mjeku im gjinekolog jane ne regull, a mundeni ju te me jepni ndonje sugjerim apo keshille se ku mundet te qendroj problemi im qe te ngelem shtatzene? Ju faleminderoj per mirekuptimin, tung tung.

Beta (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Beta

Komplikacioni i preeklampsisë (nga tencioni i lartë), është edhe fetomorto inutero. Kjo nuk është shkak për të mos filluar një shtatzëni tjetër, e cila të shkojë shumë mirë deri në term.

Më vjen mirë, që kontrollet e mjekut kanë dalë normale. Mendoj se mbase duhen bërë edhe disa ekzaminime të tjera specifike, për të vlerësuar gjendjen tënde dhe të bashkëshortit për të gjetur një shkak përse nuk mbetesh shtatzënë. Ekzaminime të tilla si; vizitë gjinekologjike për të përjashtuar një infeksion të mundshëm, ekografi në ditën e 14-16 të ciklit menstrual për të vlerësuar ovulacionin, spermogramën dhe një HSP (histerosalpingografi) për të vlerësuar gjendjen e tubave, do ishin disa nga ekzminimet më të domosdoshme që unë të rekomandoj për të gjetur një shkak të mundshëm të infertilitet.

Uroj që sa më shpejt të fillosh shtatzëninë e dëshiruar.

/komuniteti