Vlerësimi i peshës fetale
Jeta Mira
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ermira
Ajo që përshkruhet nga ekzaminimi ekografik, sidomos dy javët e fundit të shtatzënisë, është një peshë e përafërt e bebit. Për moshën e shtatzënisë, pesha e bebit (me mbi peshë afro 300gr) nuk është shumë më e madhe se sa ajo që konsiderohet si peshë mesatare. Mjeku që do të ndjekë lindjen, kur të fillojë aktiviteti i lindjes, do të vlerësojë situatën dhe do të japë rekomandimet e nevojshme lidhur me mënyrën e lindjes.
Të uroj shtatëni të mbarë dhe të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoresha... Kam nje pyetje per ty... Kur bera ekon sot 37 jave+5 dite, tek te dhenat e femijes, nje gje nuk po kuptoj... Vleresimi i peshes fetale: hadlock (bpd-hc-ac-fl) 3.408 gr.... Ne gjuhen popullore dhe me pak fjale kje eshte pesha e bebes apo jo? Shume e madhe si peshe duke llogaritur qe daten e fundit per te lindur e kam me 12 prill... Duke mare parasysh nje shtese perseri te bebes a ka mundesi qe kete femije ta lind ne menyre natyrale? Te falenderoj shume.