Pesha në shtatzëni
* A & D *
(13 vite më parë)
Përshëndetje Aurora
Përcaktimet e shtimit në peshë të shtatzënës, nuk janë madhësi standarte. Ato mbeten faktor, që ndikojnë individualisht tek çdo grua. Është e konstatuar se; gratë me peshë të vogël trupore përpara shtatzënisë, shtojnë më shumë në peshën e tyre trupore gjatë shtatzënisë, sesa gratë me peshë të madhe trupore. Unë mendoj që je në rregull me peshën ndersa në lidhje me mirëqenien e bebit me siguri ke bërë vizita mjeksore, dhe mjeku të ka informuar rreth cdo gjëje.
Për më shumë info rreth peshës në shtatzëni, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:
http://www.bebaime.com/ushqimipershtatzena/ushqyerja-gjate-shtatezanise#te-gjitha
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoreshe, ju uroj per punen tuaj te palodhshme. Jam ne javen 36+5, pyetja ime ka te bej me peshen, deri tani kam shtuar 12kg, por kush me sheh me thone qe skam shtuar, dhe kjo gje me shqeteson, a thua nuk eshte dicka ne rregull me mua dhe bebin? Ju flm. Gjithe te mirat.