Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Placenta previa

Pershendetje dr.Moza.....Urimet e mia me te perzemerta...Un jam 26 jave dhe ne javen e 15 doktori ka vene re qe jam me placenten previa centrale,dhe me ka rekomanduar regjim shtrati ne shtepi. Mirepo me vuri ne dukje se kjo lindje eshte per t'u bere me operacion. Bebi deri tani ka qene shum mire. Ju lutem me informoni rreth asaj cka shkakton placenta previa? Ju uroj shendet. Elona1.

Elona Tace (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elona

Kur placenta është e vendosur mbihapjen e brëndëshme të qafës së mitrës, rruga e lindjes është e bllokuar. Në këto raste, faza e fundit e shtatzënisë duhet mbikqyrur me kujdes. Lindja normale nuk është e mundur, sepse mund të çojë në hemorragji të rezikshme për jetën. Në raste të tilla, rekomandohet lindja me operacion cezarian. Vazhdo të qëndrosh rregjim shtrati dhe sapo të ndjesh që ke hemoragji, kërko takim urgjent me mjekun.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti