Gjendja ime e shtatzënisë
Rovena
(15 vite më parë)
Përshëndetje Rovena.
Nëse dita e parë e gjakrrjedhjes së ciklit të fundit menstrual ka qënë datë 25.5.2011, sot shtatzënia ka përfunduar javën e 6-të dhe nesër, më datë 15 korrik fillon java e 7-të, pa marrë në konsideratë vonesën që referon. Nuk e kuptoj vlerësimin për shtatzëni 3-4 javë apo edhe 5-së javë, kur, nga data 25 maj e deri në datë 14 korrik kanë kaluar 49 ditë.
Dhëmbjet e fundit të barkut si dhe sekrecionet me ngjyrë gjatë shtatzënisë, nuk janë normale. Kontakto mjekun për të dhënë trajtim medikamentos dhe dominuar situatën, si dhe një ekografi për të vlerësuar rrahjet e zemrës fetale.
Uroj që shtatzënia të ketë ecuri normale.
Miredita doc. Mimoza.
Jam Rovena nga Tirana dhe po ju shkruaj serish. Jam shtatzene, kam pershtypjen qe sot duhet te jem diku tek 4 -5 jave por per kete me duhet nje ndihme e juaja ne llogaritje. Dita e pare e ciklit tim te fundit eshte 25.5.2011. Ne ardhjen e ciklit te fundit pata nje vonese dhe nga llogaritja me doli 32 ditor, une i mbaj shenim te gjitha ditet me cikel edhe pse zakonisht ate e kam pasur 27-28 ditor, i fundit ishte 32. A mund te me thoni ju lutem sa jave mund te jem. Para nje jave e konfirmova shtatzenine tek mjekja dhe me tha qe mund te jem tek 3-4 jave, echo nuk e nxirrte saktesisht ende ate dite.
Ne pergjithesi kam qene mire, por vec se kryesisht pasditeve pasi kthehem nga puna edhe nga lodhja sikur kam disa shqetesime ne fund te barkut, dhe kam pak sekrecione jo te bardha por disi te lehta me ngjyre, cfare mund te jete kjo?
Para nje viti fiks kam pasur nje missed abort tek 9 jave, nderkohe qe barra ishte nderprere qe 6 javeshe. Kam nje vajze 3 vjec, dhe kjo shtatzeni eshte kerkuar me shume deshire dhe dashuri nga ana jone. Jam 32 vjec. Cmund te me keshilloni?
Ju falenderoj shume dhe ju ndjek me shume deshire dhe kureshtje.
Rovena