Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çrregullimi i ciklit pas lindjes se foshnjes

Pershendetje doktoreshe... Para 7 muajve kam lindur vajze ne menyre cezariane. Cikli menstrual me erdhi pas 3 muajve. Nuk kisha gjakderdhje si para lindjes por vetem 2-3 dite gjakosje sa per te thene se eshte cikli. Ne muajin e 5 me erdhen tamam ashtu sic duhet, gjakderdhje, 6-7 dite...tash me erdhen prap por pas 45 diteve nga dita qe i pata heren e kaluar, njejte, shume gjakderdhje 6-7 dite! A eshte normale kjo dhe pse ky çrregullim? Theksoj se para shtatzanise ciklin e kam pasur shume te rregullte, cdo 26 dite! Ju falemderit...

Dije R (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dije

Është i mundur çrregullimi i ciklit menstrual pas lindjes, nëse ushqimi me qumësht gjiri të fëmijës nuk bëhet në mënyrë të rregullt dhe të plotë. Nëse çrregullimi është për këtë arsye, nuk ka vend për shqetësim. Nëse fëmijën nuk e ushqen me qumësht gjiri, kontakto mjekun obstetër-gjinekolog, për të bërë ekzaminim ekografik dhe gjetur shkakun e këtij çrregullimi.

Gjithë të mirat.

/komuniteti