Vezore policistike
Laura M
(13 vite më parë)
Përshëndetje Laura
Sindromi i vezores polikistike, duhet trajtuar për 6-të muaj deri një vit me estroprogestativ. Duhet të bësh edhe një analizë tjetër që quhet insulinemia, për të kombinuar trajtimin e parë me metformin. Salpingografia nuk është ekzaminim që lidhet me P.C.O., por tregon kalushmërinë të tubave të Fallopit. Vetëm pasi të jesh shëruar nga vezoret polikistike, mund të tentosh për shtatzëni të sukseshme.
Gjithë të mirat.
E nderuar doktoreshe Mimoza , jam nje 25 vjecare dhe jam shume e shqetesuar ,un ciklin gjithmon e kam pas te crregullt,ka gati nje vit qe tentoj per shtatzani por nuk ka ndodhur mjeku me jepte urtogestan dhe sa me erdhi cikli me dha clomid por nuk ngela pastaj perdora dy muaj kontraceptiv cikli me edhi i rregullt dy muajt qe perdora kntraceptivet. Para nje muaj bera nje vizite ne greqi dhe mjeku atje me tha qe ke sindromen P.C.O dmth vezore policistike dhe me tha qe kur te me vij cikli i rradhes te shkoja perseri per te bere nje analize qe quheshte salpingografi mund te me thash kjo salpingografia a ka lidhje me vezoret opo dicka tjeter ,cikli ka pas me me ardhur me 22 mars por nuk me erdhi po me perdor urtogestan apo duhet te me vij cikli vet qe te bej kte analize .Dhe vezoret policistike a mund te sherohen me ilace .shume faleminderit qe ishe e duruar dhe lexove pyetjen time zoti ta shperblefte ..