Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nga se shkaktohet dhe si kurohet sëmundja e Bartolinit?

Dua te di nga shkaktohet, cilat jane pasojat dhe si kurohet semundja e Bartolinit pasi jam diagnostikuar?

Vjollca (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjollca

Mendoj se e ke fjalën për gjendrat e Bartolinit. Ato janë dy gjendra, të cila cilat ndodhen në hyrje të vaginës, dhe prodhojnë lubrifikues që e mbajnë vaginën e njomshtitur dhe gjatë raporteve seksuale rritin sasinë e lubrifikimit. Infeksioni bën që tubat e këtyre gjendrave të mbyllen dhe të mos lejohet dalja e këtij sekreti. Klinikisht fillon të paraqitet një kokërr e vogël e dhëmbshme. Mos trajtimi medikamentoz, bën që me kalimin e kohësh gjendja të agravohet. Në fazë të hershme, mjekimi me antibiotiko-terapi është efikas. Në gjendje të rëndur, terapia është ndërhyrja kirurgjikale.

Gjithë të mirat.

Vesa (15 vite më parë)
Me qe mesova se si i quajne keto gjendrra fillova te ju shkruaj ju lutem me pergjigjuni kam probleme me keto gjendrra qe tri vite kohen e fundit kan nis te me shpeshtohen ne vendet intime jam ne merak shume cfare antibiotiku te perdore meqe kam frike pasojat?!

/komuniteti