Javët e shtatzënisë
Ema
(15 vite më parë)
Përshëndetje Ema.
Nëse datë 3 nëntor 2010 është dita e parë e gjakrrjedhjes së menstruacioneve të fundit, shtatzënia ndodhet në javën e 36-të plus 1 ditë. Në mjeksi, lindja pas javë së 37-të konsiderohet si lindje normale. Data e mundshme e lindjes është data 10 gusht 2011.
Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoreshe!
Ju uroj per punen tuaj. Doja te dija dicka rreth llogaritjeve te javeve. Menstruacionet e fundit kane qene ne date 3 nentor dhe sipas kalendarit i bie te jem 36 javeshe, por ne eko dale gjithmone 1 jave me e vogel. Pse ndodh kjo? Mos ndoshta bebi eshte me i vogel se c'duhet te ishte? Nuk llogaris dot daten e lindjes. Ciklin ne fakt nuk e kam pasur asnjehere 28 dite. Mund te me thuash edhe ne cilen jave quhesh qe hyn ne muajin e 9?
Flm per pergjigjet tuaja!