Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzënisë

Pershendetje dr... problemi im eshte se kam nje djalin 3 vjec dhe prap dua me ngel shtatzane... ka 4 muaj qe po tentoj ne djalin mbeta menjehere ndersa tani jo. Isha ne gjinekolog, me tha se jam mire vezoret mire, krejt mire bera papa test rezultatet ende si kam mar, dhe me tha qe e kam prolaktinen e larte mi shtrydhi gjinjte me doli nga nje pik ne secilen dhe me dha hapa bromergon 2 jave ti pi, i pita 10 dite dhe i ndala poashtu kete muaj kam perdorur klomifen.. a do tme vanoj shume kjo shtatzani qe po e deshiroj .. dhe desha te te pyes se a esht normal qe kto dy cilet e fundit me mbajn vetem nga dy dit ? pse mndodh kjo .. jam duke perdoru acid folik kete muaj dhe nje lloj tjeter evitol .. ju falenderoj shum per pergjigjjen me falni se e zgjata.

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eni

Meqënëse shtatzënia nuk ka ndodhur edhe pas stabilizimit të nivelit të prolaktinës, të rekomandoj që ta përsërisësh këtë analizë. Nëse niveli rezulton brënda normave, atëherë atëherë duhet të ndjekësh maturimin e folikulit me ekografi, për të gjetur ditën e saktë të ovulacionit. Nivelin e prolaktinës duhet ta pësëritësh ditën e dytë të ciklit menstrual.

Të uroj fat.

/komuniteti