A të bëj IVF pasi edhe jam pak e moshuar?
Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave
javë pas jave
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta
Përshëndetje Meli
Me rritjen e moshës së gruas, shtatzënia me rrugë natyrale ka shanse gjithnjë e më të vogla të ndodhë. Por nuk do të thotë që nuk ekziston mundësia e shtatzënisë edhe në moshë më të mëdha se e jotja. Por që koha të mos kaloj edhe më shumë, është e pranueshme fertilizimi i asistuar.
Të uroj fat.


Pershendetje dr. deshta me nje pyetje shume te shkurte me ju be qe mos tju humbas shume kohe, edhe tu kisha lut te me pergjigjesh se eshte hera e trete qe ju pyes ne pyetje jam e kenaqur me pergjigjet e juaja. Une jam 38 vjeqare po nja kater vjet martese edhe skam femije e te mjekte po kontrollohem ne kohen e fundit po me thojne qe me be IVF, a mundem me apo me u kontrolluar ende per me ngel ne menyre natyrale? Flm per mirekuptim, pres pergjigjen e juaj. Ju faleminderit juve dhe stafit juaj jeni te mrekullueshem.