Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Forcim i barkut

Pershendetje doktoreshe jam shtatzane ne javen e 23 te shtatzanise, kohe pas kohe kam shtrengim te barkut jo krejt barku po vende vende ne ate pjese qe me shtrengohet barku muj me prek qe eshte bebi, dhembje skom veq qato shtrengime qe i ndjej para 1 muaje kam bere egzaminim mire me ka thane mjeku qe jam a eshte naj sen rrezik kjo per bebin ose per lindje para kohe? jam shume e shqetesuar. Flm per keshillim.

Zana Vula (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ermira

Forcimi i gjithë muskulaturës së barkut është për shkak të shtatzënisë. Përdorimi i tabletave spazmolitike, do ndihmonte në qetësimin e tyre. Por në mjeksi është e këshillueshme që faktorët që sjellin sforcime, duhet të parandalohen. Drejtohuni tek mjeku gjinekolog, për ekzaminim ekografik, për të bërë matjen e gjatësisë së qafës së mitrës.

Të uroj shtatzëni normale.

/komuniteti