Leukocitet e ngritura
Ana
(15 vite më parë)
Përshëndetje Ana
Rritja e leukociteve, tregon se organizmi ka infeksion. Ka disa lloj infeksionesh të cilat nuk shfaqen me shenja. Por vetëm kryerja e disa analizave, do të tregojë praninë e tyre. Të tilla mund të jenë infeksionet uro-gjenitale asimptomatike, orale apo diku tjetër.
Të rekomandoj të bësh kulturë të urinës, kulturë të sekrecioneve vaginale dhe një kontroll tek stomatologu për të gjetur një shkak të mundshëm të rritjes së leukociteve.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje doktoresha.
Jam ne javen e 28 te gravidances, dhe kete here ne analizat rutine te gjakut, pervec hemoglobines qe e kam te ulet gjithmone megjithe kurimin e vazhduar me Retafer, pashe nje kapercim te leukociteve nga 10 ne 12. A tregon kjo per ndonje infeksion te mundshem? Nuk kam patur asnje problem gjate shtatzenise, apo shenja te cilat mund te tregojne per nje infeksion te pranishem. Eshte normale kjo?
Ju falenderoj.